Sport

Nuk ka kush e ndal Liverpoolin, triumfon lehtësisht edhe ndaj Bournemouthit

Autori: Gazeta inFokus 17:53 | 07 December 2019

Liverpooli nuk ka të ndalur në Premierligë.

‘The Reds’ kanë shënuar fitoren e radhës në kampionatin anglez, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Jurgen Klopp ka triumfuar si mysafir i Bournemouthit me rezultat 3-0.

-Advertisement-

Serinë e golave e hapi mesfushori ofanziv, Chamberlain në minutën e 35’ pas një asistimi brilant nga kapiteni Jordan Henderson.

Për rezultatin 2-0 shënoi mesfushori tjetër Keita, i cili u asistua për mrekulli nga Mohamed Salah në minutën e 44’.

Me epërsinë prej dy golave përfunduan edhe 45 minutat e parë.

Në 45 minutat e dytë skuadra nga Anfieldi realizoi edhe golin e tretë dhe të fundit në këtë takim.

Ishte Naby Keita që ia ktheu asistimin Salahut, i cili shënoi në minutën e 55’ një gol të lehtë për rezultatin përfundimtar 3-0.

Në këtë takim luajti për 5 minuta edhe kosovari, Xherdan Shaqiri.

Pas këtij triumfi skuadra e Liverpooli vazhdon bindshëm të kryesoj në Premierligë me 46 pikë, ndërsa Bournemouthi mbetet i 15-ti me 16 pikë.

Kjo ishte fitorja e 7-të radhazi e Liverpoolit në Premierligë dhe e 15-ta në 16-të ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, duke regjistruar edhe një barazim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera