Lajme

Nuk ka kuorum për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 25 September 2020

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar në dy raunde në tentimin për ta zgjedhur Avokatin e Popullit, megjithatë, dy kandidatët Naim Çelaj dhe Xhavit Shala nuk kanë arritur t’i marrin votat e kërkuara.

Në raundin e dytë Xhavit Shala morri 22 vota, kurse, Naim Çelaj 32.

Ky i fundit kaloi në raundin e tretë, për të cilin raund nisin përgatitjet por për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, do të vazhdojë në seancën e së hënës, duke filluar nga ora 12:00.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera