Sport

Nuk ka betejë mes Wilder e Joshua

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 12 December 2019

Beteja e gjigantëve të boksit Deontej Uajlldër dhe Entoni Xhoshua nuk do të ndodhë, të paktën së shpejti.

Boksieri britanik riktheu në brezin e tij tre titujt, WBA, WBO, IBF dhe IBO në sfidën që u zhvillua në Arabinë Saudite ndaj Andy Ruiz në fundjavën e kaluar.

Të gjithë prozhektorët tashmë janë drejtuar te Joshua – Wilder që do të ishte një ndër betejat më të mëdha në histori të boksit, mirëpo duket se ajo gjë nuk do të ndodhë.

-Advertisement-

“Mendoj se nuk do të shohim asnjëherë një përballje për titullin e më të mirit”, ka thënë amerikani për “The Athletic”. “Nuk do ta shohim asnjëherë, nuk dua që njerëzit të mbajnë shpresa, pasi nuk do të ndodhë kurrë. Ata nuk mund të thoshin asgjë për përballjen me mua. Ata nuk arritën ta thoshin emrin tim. Jam shumë i rrezikshëm dhe ju më keni parë çfarë mund të bëj në ring. Nuk bëj lojëra të tilla” tha Uajlldër.

Por çfarë qëndron pas refuzimit të amerikanit. Skuadra e tij ka lënë të kuptohet se skandalet e testeve të drogës me Dillian Uajt në Britaninë e Madhe, po frikësojnë Uajlldër në skenarë që mund të çojnë deri në akuza kriminale.

Uajlldër mban të vetmin brez të peshave të rënda që nuk është në pronësi të Entoni Xhoshua, por përballë rregullave strikte britanike, përflitet se do të evitojë përballjen e gjigantëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera