Lajme

Nuk iu ndanë 300 eurot e premtuara, në QKUK stafi mbështetës mbajnë sot protestë

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 30 September 2020

Për mos marrje të shtesave prej 300 euro, personeli mbështetës të cilët janë punësuar në QKUK dhe SHSKUK do të mbajë sot protestë.

Kjo protestë pritet të mbahet nga ora 10:00 të mëngjesit para SHSKUK-së.

Në personelin mbështetës hynë administrata, recepsionistët, vozitësit e autoambulancave, sigurimi, servirët e ushqimit, shërbimet teknike, pastruesit.

-Advertisement-

Sipas Këshillit Organizativ ata janë të diskriminuar duke mos i marrë shumën e shtesave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera