Sport

Nuk iu gëzua qëndrimit të Messit sepse do i ulej paga, flet punëtori katalunas

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 19 November 2020

Lionel Messi ishte emri më i përfolur gjatë mërkatos verore pasi shprehi dëshirën për t’u larguar nga Barcelona, shkruan Gazeta inFokus.

Megjithatë, pas shumë vështirësive, ai në fund vendosi të vazhdoj të rrijë në ‘Camp Nou’.

Në një intervistë për revistën ‘FourFourTëo’, një burim i brendshëm katalunas, i cili nuk ka dashur t’i përmendej emri, ka treguar që nuk i është gëzuar qëndrimit të argjentinasit tek Barca, duke deklaruar që ky vendim i ka ulur pagat e punëtoreve tjerë vetëm që 33 vjeccari të rrinte.

Le të jetë e qartë, e dashuroj Messin, e dashuroj zotësinë e tij dhe atë që ka bërë për klubin, por dashuroj më shumë punën time dhe familjen time. Kur mësuam se Messi do të qëndronte te Barcelona, u tronditëm. E dinim që, përveç krizës, për shkak të koronavirusit, do të kishte të tjera reduktime pagash. Thjesht ne e dinim se do të na ulnin pagat vetëm për t’i paguar rrogën Messit” është shprehur ky burim./Gazeta inFokus/

Të tjera