Nuk ishte koronavirusi, mësohet arsyeja e vdekjes së 39 vjeçares shtatzënë nga Istogu
Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 21 May 2020
Ka kaluar një muaj prej kur familja e Sevdije Kuklecit, 39-vjeçares nga fshati Lluga i Istogut ka qenë duke pritur rezultatin e autopsisë për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së familjares së tyre.
Sipas dokumentit të siguruar ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali, Instituti i Mjekësisë Ligjore shkaktarin kryesor të vdekjes e ka gjetur Sepsën.
“Sëmundja apo gjendja e drejtpërdrejtë që e ka shkaktuar vdekjen – SEPSA. Gjendja e cila ka sjellë deri te shkaktari i vdekjes – PERITONITI FIBRINOZ PURULENT. Shkaktari kryesor i vdekjes – PERFORIMI I ULCERËS DEODENALE”, thuhet në certifikatën e vdekjes së Sevdije Kuklecit.
Motra e të ndjerës, Fatime Salihi duke rrëfyer ngjarjen për Gazetën Sinjali, ka thënë se e gjitha nisi me dhimbjen e lukthit, por që në Spitalin e Pejës ku edhe është trajtuar, sipas saj është injoruar nga mjekët.
Salihi thotë se rasti nuk është trajtuar si duhet sepse me gjithë dhimbjet e mëdha që kishte motra e saj, ajo është trajtuar vetëm me qetësues.
“Gjatë qëndrimit në Pejë është neglizhuar aq shumë rasti sa qe nuk është trajtuar në mënyrë të duhur për lukth, mirëpo vetëm me qetësues dhimbjesh. Madje me këtë problem në lukth i është dhënë ushqim i rëndë (lakra me mish). Kjo neglizhencë është bërë me arsyetim që të enjtën ka qenë festë dhe vetem e premtja ka qenë ditë e rregullt të punës, pastaj vikend. Nuk është bërë një inçizim i lukthit për të parë gjendjen e tij. Pasi i ka shpërthyer i thati në lukth, ështe dërguar për Prishtinë që ka qenë shumë vonë për të. Dua të theksoj se mjekët nuk janë pajtuar mes vete se kush të mirret me rastin, ata në sytë e saj (të ndjerës) kanë debatuar se kush do ta trajtojë”, ka thënë Salihi për Gazetën Sinjali.
Më tej, ajo thotë se kur kanë shkuar në Prishtinë motra e saj ka qenë në rëndë shëndetësore. Sipas saj referimi i vonuar nga spitali i Pejës ka qenë fatal për të.
“Kur ka shkuar rasti në Prishtinë ka qenë tepër vonë sepse gjendja e saj ishte shumë e rëndë. Jo që po e them unë, por nga çdo mjek që e ka përcjell rastin sa ishte duke u trajtuar në QKUK e kam dëgjuar fjalën “Peja e ka vonuar shumë rastin dhe nuk është hera e parë që po i vonojnë”, ka shtuar Salihi.
Nuk kishte kaluar shumë kohë prej kur Sevdije Kukleci kishte vdekur, ndërsa familjes i ishte thënë se vdekja ka ardhur si pasojë e infektimit me koronavirus. Dyshimet e familjes për shkaktarin e vërtetë të vdekjes u shtuan akoma më shumë kur të gjithë personat që kishin pasur kontakt me të u testuan për COVID-19 dhe asnjë nga ta nuk rezultoi pozitiv.
“Tash e më shumë se një muaj kanë kaluar dhe gjitha që kemi në dorë është një certifikatë e IML-së që tregon se shkaku i vdekjes së motrës time është Sepsa apo shpërthimi i të thatit në lukth. Ende nuk kemi asnjë informatë rreth hetimeve ndaj rastit, nuk e dimë se pse është bartë rasti nga Prokuroria e Pejës në Prokororinë e Prishtinës”, tha tutje ajo.
Lidhur me pretendimet e familjes se Spitali i Pejës është fajtor që vajza/motra e tyre nuk jeton më, Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë gjatë ditës me drejtorin e këtij spitali, Skender Dreshaj, por kontakti me të ka qenë i pamundur. Gazeta Sinjali po ashtu ka dërguar pyetje në adresë të spitalit, por deri në momentin e publikimit nuk ka pranuar përgjigje.
Ndërsa, sa i përket rezultateve të autopsisë dhe hetimeve lidhur me rastin në fjalë, Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në adresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, por ata nuk kanë pranuar të përgjigjen me arsyetimin se çdo informatë lidhur me rastin mund ta dëmtojë procesin hetimor.
I kontaktuar përmes telefonit mjeku ligjor që kishte kryer autopsinë e të ndjerës, Flamur Blakaj nuk pranoi të prononcohet rreth të gjeturave të tij.
Familja thotë se ata nuk do të ndalen dhe se rasti do të përcjellet në instancat më të larta të drejtësisë në vend në mënyrë që fajtori për vdekjen e të ndjerës Kukleci të dal para drejtëisë.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...