Sport

Nuk i mbeti asnjë futbollist në skuadër, më në fund vjen reagimi i kryetarit të klubit nga Superliga

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 11 January 2020

Klubi futbollistik Vushtrria është duke kaluar momentet më të këqija që nga themelimi, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra nga ‘Ferki Aliu’ ka mbetur thuajse pa asnjë futbollist, pasi janë larguar për arsye se ofertat që i kanë marrë nga klubi për stinorin pranveror kanë qenë qesharake.

Për gjithë këtë tollovi të krijuar në kampin vushtrrias më në fund ka ardhur një reagimi nga kryetari i klubit, Bajrush Kajtazi.

-Advertisement-

Ai ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin social ‘facebook’ për të reaguar ndaj ndodhive të fundit.

Kajtazi ka thënë se klubi i Vushtrrisë është në ri-organizim në anën sportive dhe menaxheriale për të ndërtuar diçka stabile dhe afatgjate.

Postimi në Facebook i Kajtazit:

DEKLARATË PUBLIKE PË R KLUBIN E FUTBOLLIT VUSHTRRIA

Të nderuar qytetarë, përkrahës dhe simpatizantë të Klubit të Futbollit Vushtrria!

Duke qenë të vetdijshëm dhe në monitorim të gjendjes së klubit tonë, po ju drejtohem me këtë deklaratë publike, për t`a qartësuar gjendjen dhe për t`iu informuar me planet për funksionimin dhe zhvillimin e klubit në të ardhmen.

Qysh në takimin e parë, me asamblenë e klubit, jemi dakorduar për ambiciet dhe planin afatgjatë për zhvillimin e klubit. I kam njoftuar poashtu se, si udhëheqësi, do të orientohemi tek të rinjtë dhe funksionimi i akademisë.

Investimet e deritashme në klub, i kanë tejkaluar buxhetet dhe parashikimet e planifikuara, mirëpo pa rezultate të kënaqshme. Në fakt, ky gjysmë sezonë, doli të jetë krejtësisht i pasuksesshëm për klubin dhe u renditëm të fundit të tabelës. Gjë e cila nuk duhet të ndodhë më.

Klubi i Futbollit Vushtrria, aktualisht, është në ri-organizim, si nga ana sportive ashtu edhe nga ajo menaxheriale.

Për të ndërtuar dicka stabile dhe afatgjatë, na duhet të ndryshojmë gjithcka, rrënjësisht. Po kalojmë nëpër një fazë rikonstruktive e cila po kërkon mund, investime shtesë dhe gjithsesi, përkrahjen dhe mirëkuptimin tuaj.

Ekipi do të formohet nga të rinjtë Vushtrrias dhe talentët e rajonit. Investimet do të orientohen në formimin e akademisë së futbollit të Vushtrrisë, dhe nga aty, Vushtrria do të krijojë bazë të fortë dhe të rikthejë namin e saj në futboll, të kryesoj majat dhe t`i dhurojë botës talente futbolli, si gjithmonë.

Bajrush Kajtazi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera