Rozë

Nuk i heq duart nga ajo, Dj i famshëm shfaqet në momente intime në plazh me të dashurën “topless” (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 14 June 2022

Calvin Harris është fotografuar së fundmi në momente intime me të dashurën e tij, në një plazh në Ibiza. Dj i famshëm dhe Vick Hope nuk e patën problem se ishin të rrethuar nga pushuesit e tjerë dhe i dhuruan njëri-tjetrit puthje pasionante.

Madje dukej se 38-vjeçari nuk i mbante dot duart larg të fejuarës së tij, e cila po shijonte rrezet e diellit “topless”. Ajo dukej në super formë me bikinit ngjyrë jeshil.

The Sun” shkruan se dyshja po planifikon që të martohet në ishull, ku Harris zotëron një fermë.

-Advertisement-

“Calvin i propozoi Vick-ut nën pemën e tij të preferuar në fermën e tij Terra Masia në Ibiza. Ajo tha po menjëherë dhe është çmendurisht e dashuruar me Calvin. Nuk mund të ishte më e lumtur. Ajo e mban unazën e saj për javë të tëra, por askush nuk e vuri re”, ka thënë një burim i brendshëm për median britanike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera