Lajme

Nuk i deklaroi në kufi 14,000 funta dhe 2,600 euro, ndalohet nga policia shqiptare, 31-vjeçari nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 01 October 2022

Një 31-vjeçar nga Kosova është hetuar në gjendje të lirë, pasi nuk deklaroi 14,000 paund dhe 2,600 euro në kufirin e Morinës.

I riu me iniciale B. G., i cili lëvizte me automjetin tip “Porsche”, në vijën e dytë të kontrollit në Republikën e Shqipërisë iu bë kontrolli i detajuar, shkruan TopChannel.

Më pas policia gjeti paratë e padeklaruara në makinën e 31-vjeçarit, lindur në Kosovë dhe banues në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat tashmë janë sekuestruar.

-Advertisement-

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera