Lajme

Nuk i bashkoi as fitorja e kombëtares, deputeti i PS-së: Kurti duhej ta telefononte Ramën

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 13 October 2023

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka komentuar foton e shumë përfolur ku shihen kryeministri Albin Kurti dhe Edi Rama të ndarë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Koçi i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 diskutoi për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, që përfundoi me rezultatin 3-0 për kombëtaren shqiptare.

Deputeti socialist u shpreh se e udhës do ishte që të dy liderët, Edi Rama dhe Albin Kurti të ishin bashkë në një tribunë, ndërsa shtoi se kryeministri kosovar duhet të kishte telefonuar atë shqiptar për t’i thënë se po vinte në Tiranë për të parë ndeshjen.

-Advertisement-

Sakaq u ndal te raporti i politik mes dy udhëheqësve, ku tha se në Kosovë janë përpjekur që Ramën ta përkthejnë në ‘tradhtar’, ndërsa shtoi se Kurtit nuk i leverdis të rrijë pranë kryeministrit shqiptar.

E udhës do ishte që të ishin bashkë në të njëjtën tribunë, kat. Mendoj se Albini duhet të telefononte Ramën dhe t’i thoshte se po vinte. Kush ishte i interesuar për këtë ndarje? Nënkuptohet se kush ishte i interesuar. Në Kosovë janë përpjekur për ta përkthyer Ramën si ‘tradhtar’ dhe një personazhi si Albini nuk i intereson të rrijë pranë një ‘tradhtari’. Nëse bëjmë një krahasim, Rama s’ka menduar për vota”, ka deklaruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera