Nuk fitoi as këtë vit asnjë çmim, Bebe Rexha ironizon “Grammy Awards”: Unë jam vetë…
Autori: Gazeta inFokus
10:45 | 07 Shkurt 2024
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qenë edhe këtë vit e nominuar për një nga çmimet e mbrëmjes më të madhe vjetore të ndarjes së çmimeve të muzikës, “Grammy Awards”.
Bebe luftoi për të marrë çmimin “Kënga më e mirë e zhanrit Dance/Pop”, ku ishte nominuar për këngën “One In A Million”, por që ky çmim shkoi në duart e artistes australiane Kylie Minogue për hitin e saj “Padam Padam”.
Megjithëse ka qenë e nominuar edhe tri herë të tjera, një herë në vitin 2023 dhe dy herë në vitin 2019 Bebe Rexha nuk ka arritur asnjëherë që të fitojë një “Grammy” deri më tani në karrierën e saj. Gjithsesi Rexha ka qëndruar e motivuar duke publikuar në llogarinë e saj në Instagram disa fotografi ku ka shkruar: “Unë jam çmimi.”
Ajo gjithashtu publikoi në ‘chatin’ e fansave të saj në Instagram një mesazh zanor, ku thoshte: “Ja pra ku jemi, katër nominime, katër humbje. Por gjithsesi, unë dukesha si vet çmimi natën e mbrëmshme dhe unë jam vet çmimi”.-vijoi Rexha. Bukuroshja ka qenë një pretendente shumë e fortë për të fituar çmimin “Grammy” vitin e kaluar, pasi ishte nominuar për hitin e saj “I’m Good (Blue)” me David Guettan, për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike”.
Ky çmim kishte shkuar në duart e Beyonce për këngën e “Break My Soul”, e cila çuditërisht ka shumë më [ak popullaritet dhe dëgjime në platformat muzikore, se sa hiti e artistes me origjinë shqiptare. Bebe ka dhënë së fundmi një intervistë ku ka folur gjerë e gjatë për karrierën e saj. Mes të tjerash ylli i muzikës pop ka treguar edhe cila është një gjë pa të cilën ajo nuk do të mund të jetonte.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...

































