Lajme

Nuk është ISIS – Kush është grupi SHI’it që sulmoi Arabinë Saudite?

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 04 November 2017

Arabia Saudite është goditur sot në mbërmje nga një raketë balistike, për të cilën përgjegjësinë e mori grupi rebel nga Yemeni i njohur me emrin Houthi.

Sulmin me raketë balistike që goditi aeroportin ndërkombëtar të Riadit “Mbreti Khalid”, e ka konfirmuar Ministria e Mbrojtjës së Arabisë Saudite.Por, kush është organizata Houthi – grupi rebel që mori përgjegjësinë për sulmin?

Houthi, që zyrtarisht vetquhen “Ansar Allah” (Mbështetësit e Zotit), është një lëvizje fetare-politike e drejtuar nga njerëz të sektit shi’itë që vijnë nga Veriu i Jemenit.

-Advertisement-

Kjo lëvizje është themeluar në vitin 1990.Lëvizja rebele Houthi njihet si lëvizje anti-qeveritare në Jemen.

Grupi tani udhëhiqet nga Abdul-Malik al-Houthi, vëllai i udhëheqësit të parë, i cili thuhet se u vra nga forcat ushtarake të Jemenit në Saleh, në vitin 2004.

Në fund të vitit 2014, Houthët kishin marrë edhe kontroll mbi kryeqytetin e Jemenit dhe pjesën më të madhe të veriut të shtetit.

Në vitin 2003, slogani i grupit Houthi: “Zoti është i madh, vdekje SHBA-ve, vdekje për Izraelin, mallkim mbi hebrenjtë dhe triumf për Islamin”, u bë slogan zyrtar i grupit.

Rebelët “Houthi” kanë thënë sot se ata qëlluan me një raketë balistike kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Sipas grupit rebel, kjo raketë me rreze të gjatë udhëtoi mbi 500 km nga Jemeni në Arabinë Saudite.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera