Nuk është gjithçka zi në QKUK! Nanatologjia – Klinika që shëron fëmijën tuaj!
Autori: Gazeta inFokus 15:54 | 05 September 2017
E qetë, punëtore, fjalë pak dhe punë shumë – këto ishin virtytet e doktoreshës, e cila me punën e saj çdo ditë shpëtonte jetëra fëmijësh!
Jemi mësuar të dëgjojmë vetëm lajme të kobshme për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK-në). Mirëpo, këto lajme për Klinikën e Nanatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk janë aspak të vërteta.
Isha dëshmitar për dhjetë ditë në këtë Klinikë. I pash më sytë e mi e si trajtoheshin fëmijët aty. Stafi ishte jashtëzakonisht i mrekullueshëm, dhe rastet e rënda të cilat shkojshin aty për tu kuruar, kjo ka ndodhur edhe në orët e vona të natës, e gjejshin tretmanin e duhur!
Po të qëndrosh aty, u fitoje një përshtypje se e gjithë fëmijët e Kosovës janë të sëmuar, pra ishin shumë raste, por kjo nuk ka penguar në procesin e punës të stafit të kësaj Klinike.
Pra, siç edhe thashë më lartë, në orët e natës aty mbërriti një rast shumë i rëndë, një fëmijë disa ditësh nga Prizreni ishte shumë i sëmuar dhe me urgjencë ishte ardhur në QKUK.
Rastin e kishin lajmëruar më herët se është rrugës një fëmijë i cili ka nevojë për urgjencë, dhe posa mbërriti menjëherë filloi stafi i mrekullueshëm i kësaj Klinike t’i bëjë analizat dhe të gjenin faktorin se nga çfarë po vuan fëmija disa ditësh!
Dhe ashtu ndodhi, fëmija filloni të ndërronte ngjyrën e trupit, të skuqet pasi nga sëmundja që kishte ishe zbehur. Ai për disa ditë kurimi në Nanatologji u përmirësua, ngjyra e trupit të tij morri normalen, më nuk qante, edhe pse ishte i vogël, në vete qeshte dhe uronte mjekët – të gjithë stafin e Klinikës për shërimin e tij!
Në këtë Klinikë, disa muaj më parë ishte bërë Drejtor Dr. Xhevdet Gojnovci, për të cilën vetëm fjalë të mira dëgjoheshin në korridoret e spitalit.
Ai së bashku me ekipin e tij mjekësor, menjëherë kishin filluar ndryshimet. Ata për pak muaj së bashku kishin bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, vetëm kjo Klinikë ishte më e veçantë nga të tjerat, të paktën ashtu ishin pamjet që u dukshin në këtë Spital.
Kishte krijuar një staf të mrekullueshëm, ishin në gatishmëri për secilin rast të mundshëm që lypke kurimin në këtë Klinikë!
Përveç drejtorit, një punë shumë të mirë dhe të përgjegjshme e kishte bërë edhe doktoresha Fatmire Kajtazi – Sadikaj.
E qetë, punëtore, fjalë pak dhe punë shumë – këto ishin virtytet e doktoreshës, e cila me punën e saj çdo ditë shpëtonte jetëra fëmijësh!
Pra, kishte nivel të lartë të përvojës, ishte e durueshme edhe me prindërit e fëmijëve, nuk ishte “mendjemadhe” edhe pse ishte shumë profesioniste në detyrën e saj. Po, pra! Kjo i duhet një motrës shqiptare.
Nëse Nënë Tereza ka ushqyer të varfrit, doktoresha ka shëruar dhe shpëtuar jetën e fëmijëve të sëmuar, jo një, as dy, as tre, por qindra-mijëra fëmijë falë sajë sot luajnë të lumtur në shtëpitë e tyre.
Por, me një drejtor të mirë, dhe një doktoreshë profesioniste, apo vetëm me një staf të nj Klinike në QKUK nuk mund të bëhet sensacional në mjekësinë kosovare.
Me gjithë këtë vullnet, me gjithë këtë staf profesionistësh, Ministria e Shëndetësisë i kishte harruar. Pse po e themi këtë? Sepse, aty barërat për shërimin e fëmijëve mungofshin, dhe secili prind u dashke të blej terapinë për çdo ditë për kurimin e fëmijës së tij.
E kjo nuk duhet të ndodh në Spitalet tona, kur një pjesë bukur të madhe të qytetarëve i kemi të papunë, dhe me një ngarkesë për blerjen e terapisë për shërimin e fëmijës e cila në disa raste arrinte shumën e mbi 25 eurove në ditë, është e tepërt, sakrificë shumë e madhe e prindit, dhe një ngarkesë më shumë se çfarë të bënë nëse nuk i ka ato të ardhura.
Natyrisht, për çdo ngecje në shëndetësinë kosovare barra bie mbi Ministrinë e Shëndetësisë, e cila është përgjegjëse për gjithçka në këto institucione shëndetësore.
Dikush mund të thotë se çfarë kërkuat ju aty për dhjetë ditë. Epo, pyetje me vend! Fëmija im, djali i porsalindur kishte nevojë për mjekim dhe kurim, e këtë kush tjetër do ta bënte më mirë sesa stafi profesional i kësaj Klinike!
Për fund, faleminderit stafit të Klinikës së Nanatologjisë në Prishtinë për punën e bërë dhe shërimin e djalit tim!/Gazeta InfoPress
Të tjera
-
Dalin rezultatet laboratorike për mandarinat e Shqipërisë, AUV: Janë të sigurta për konsum
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfir...
-
KQZ çertifikoi një kandidat për deputet që ndodhet në Gjykatën Speciale!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar kandidaturën për deputet të I...
-
‘Po mbahet peng’: Grenell e shpërndan fjalimin e Ramës në Kuvend për Hashim Thaçin
Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Richar...
-
Bedri Hamza thirrje diasporës: Regjistrohuni që të votoni dhe tregoni që Kosova mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i ka bërë thirrje disaporës...
-
SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe
SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisi...
-
Partia Socialdemokrate: Kurti e di që Lista Serbe do të certifikohet
Partia Socialdemokrate ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti e di që Lista...
-
Me para të shtetit, Ministra Nagavci po organizon një tubim të madh me 26 dhjetor
Kryetar i Unionit të Studentëve Shqiptarë, Ardit Dobi ka reaguar kundër organ...
-
E trishtë: Ky është i riu që humbi jetën në vetaksidentin e rëndë në magjistralen Pejë-Prishtinë
Një vetaksident trafiku i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen ...
-
Bedri Hamza do ta themelojë Fondin e Bursave: 25 milionë euro çdo vit si bursa do u ndahen studentëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ
Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Lis...
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...