Lajme

“Nuk është Faton Hajrizi” – Qytetarët hedhin dyshime nëse Faton Hajrizi ishte personi që u inkuadrua në debatin televiziv

Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 17 July 2024

Faton Hajrizi është emri më i përfolur në Kosovë ditëve të fundit.

Deri tash, i arratisuri nga burgu i Smrekonicës, ka refuzuar çdo ftesë të mediave për intervista. Mirëpo, përgjatë kësaj kohe ai ka shfrytëzuar rrjetin social “Tik-Tok” për t’i bërë disa paraqitje dhe për ta dhënë verzionin e tij të ngjarjes.

Sonte, në emisionin “Debat Plus” është inkuadruar drejtpërdrejtë përmes telefonit, një person që u prezantua si Faton Hajrizi.

-Advertisement-

 

 

Menjëherë pas kësaj paraqitje, qytetarët kanë nisur të hedhin dyshime nëse personi që u inkuadrua në emision ishte vërtetë Faton Hajrizi.

“Nuk është Fatoni kurrë”, “Zani i tij absolut s’osht”, “Nuk është Fatoni, e njoh mirë unë”, kanë qenë vetëm disa nga dhjetëra komentet në rrjetet sociale menjëherë pas publikimit të kësaj interviste.

Personi i cili pretendoi se është Faton hajrizi, përkundër insistimit të moderatorit, refuzoi të paraqitej me kamerë.

Ai ka thënë se do të rikthehej përsëri në burg nëse shteti i garanton se do ta trajtoj mirë dhe nuk do ta maltretoj.

“Kush më garanton mua që nuk më malltretojne që nuk më shtin nëpër qelija që më kanë ngre si qenin nëpër burgje, I vetmi burg që është sill mirë me mu është Dubrava. Unë du një garanci prej dikujt që nuk më malltretojnë qysh më kanë rreh e më kanë malltretu më kanë mbajt veq nëpër brek të letrës. Në Smrekonicë i kom pas malltretimet dhe provokimet më të mdhaja.Um kanë lidh për radiatorave dhe më kanë rreh”, tha Hajrizi.

Tutje, ai insiston duke thënë se nuk është kriminel.

“Që më kanë quajt kriminel, unë kriminel nuk jam dhe sjom kon kurrë kriminel i popullit tem, unë e kom vra rusin amo jo shqiptar. Për drenas veq ma kanë ngjit mu, krejt tjetër kush e ka bo atë punë, e din ata mirë, kush i ka bo ato sene”.  /Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera