Rozë

Nuk e prisnit, ja çfarë thotë Adelina për Sabri Fejzullahun (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 07 Qershor 2017

Të dy janë këngëtarë shumë të njohur e mbi të gjitha të dashur për publikun.

Bëhet fjalë për këngëtarin Sabri Fejzullahu dhe këngëtaren Adelina Ismajli, transmeton Gazeta Express.

Sabriun e Adelinën shumë herë keni pasur mundësi t’i shiheni teksa këndojnë së bashku.

-Advertisement-

Së fundmi Adelina ka shkruar disa fjalë për Sabriun.

Ajo pak minuta më parë në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi të Sabirut ku shihet së bashku me bashkëshorten e tij Nerën.

Mbi këtë fotografi Adelina kishte thënë se “Njerëz të mëdhenj në jetë, e bëjnë jetën madhështore. Ju dua Sabriano dhe Nera”.

Por fjalët e bukura nuk mbaruan me kaq.

Adelina ishte shprehur tejet krenare që jeton në një kohë me Sabriun dhe bashkëshorten e tij.

“Krenohem që jetoni në një kohë me mua o simbole të dashurisë, personifikim i suksesit, yje të jetës, dritë e vendit ku shkelni… ju dua”, kishte shkruar Adelina.

Kujtojmë se diva shqiptare, pak kohë më parë është bërë nënë e një djali të ëmbël, të cilin e pagëzuan me emrin Uliks.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy