Rozë

Nuk e gjeti dashurinë në program, konkurrenti i “Për’puthen” bashkohet me ish-gruan

Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 26 January 2022

Njëri nga ish-konkurrentët e “Për’puthen 2” që bëri bujë të madhe ishte Arsimi.

Ai ka deklaruar se është ndarë nga bashkëshortja dhe se me të ka një djalë.

Pas hyrjes në program nisi një lloj lidhje me Ana Lleshin, por që nuk zgjati shumë.

-Advertisement-

Në një intervistë në ‘Shqipëria Live’, ai tregoi se është ribashkuar me gruan e tij.

“Jam rikthyer me ish-gruan time. Duhet t’i themi disa gjëra, se kur dalim në Prishtinë ose Tiranë njerëzit vazhdojnë e afrohen dhe duhet të tregohen më të matur kur e dinë që je në një lidhje. Kur u ktheva nga pushimet verore, u afruam që te ai klubi që hapa me një ortakun tim. Ajo vinte rregullisht, çdo fundjavë. Erdhi një pikë që ia nisëm me bisedu me të kaluarën, ajo e dinte se kisha ndjenja për të. Një lidhje 10-vjeçare nuk harrohet kollaj.”

Gjtihashtu shtoi se gruaja ishte xheloze për hyrjen e tij në programin e dashurisë, por që më vonë është mësuar me këtë fakt.

Arsimi ka tre muaj që është rikthyer tek gruaja dhe beson që do të zgjerojnë familjen sa më shpejt./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera