Sport

Nuk e don se nuk e don për Eden Hazardin, lëndohet serish

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 15 March 2021

Eden Hazard do të mungojë në ndeshjen vendimtare të Real Madridit kundër Atalantës në Ligën e Kampionëve këtë javë, pasi e pësoi një lëndim të ri.

Hazard u rikthye javën e kaluar pas një mungesë dymujore dhe u paraqit në fitoren e Real Madridit 2:1 kundër Elches të shtunën, por e ka pësuar një dëmtim tjetër në stërvitje dhe do të mungojë për një kohë ende të papërcaktuar.

Anësori belg mungoi në stërvitjen e sotme, e hënë, dhe Madridi njoftoi se ai vuan nga një problem tjetër muskulor.

-Advertisement-

Në një komunikatë për media, Real Madridit njoftoi: “Pas testeve të bëra sot në lojtarin tonë Eden Hazard nga ekipi mjekësor i Real Madridit, ai është diagnostikuar me një lëndim muskulor në kofshe. Riaftësimi i tij do të vëzhgohet”.

Kjo nënkupton se Real Madridi duhet të tentojë të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pa llogaritur në 30-vjeçarin të martën mbrëma.

Reali e fitoi 1:0 ndeshjen e parë në Itali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera