Nuk e ditën kur zbriti Kurani në tokë, imami nga Podujeva i bënë horë kandidatët për kryetar
Autori: L.A
12:29 | 24 Shtator 2021
Kandidatët për kryetar të Podujevës kanë befasuar për të keq me njohuritë minimale që kanë për librin e shenjtë Kuranin.
Ndonëse llapjanët njihen për lidhjen që kanë me Kuranin, kandidatët për kryetarë nuk e kanë ditur pyetjen elementare.
Në emisionin Forntal në T7 ata janë sfiduar me pyetjen , kur ka filluar të zbres në tokë Kurani?
Ekrem Hyseni kandidat për kryetar të LDK-së, Besnik Tahiri nga AAK, Floretë Zejnullahu nga PDK, nuk e kanë pasur idenë rreth kësaj përgjigje. Kurse kandidati i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami është munduar të jap disa shpjegime por larg përgjigjes së saktë.
Njohuritë e pakta që kanë për fenë islame, janë të papranueshme për kryetarin e bashkësisë islame në Podujevë, Bekim Jashari, i cili u ka ofruar kurs intensiv për kandidatët.
Në një prononcim për Gazetën Infokus ai ka thënë se janë dy arsye që kandidatët nuk janë përgjigjur.
“Kandidatet janë te besimit Islam dhe si klasë intelektuale qe janë është dashur ta dinë dhe të përgjigjen pa hamendje fare. Si kryeimam e shoh të udhës qe kandidatet kanë nevojë për një kurs intensiv te unë për çështjet elementare fetare Islame”, ka thënë imami Jashari.
Ai ka thënë se është befasuese që kandidatët për kryetar të Podujevës nuk janë përgjigjur. Ndërsa ka shtuar se betimi në Kuran duhet shmangur.
“Është befasi për mua qe nuk janë përgjigjur. Kurse betimi në Kuran duhet shmangur maksimalisht sepse kemi të bëjmë me Libër që është Fjalë e Krijuesit”, ka thënë Bekim Jashari.
Kryeimami ka dhënë një mesazh për këtë fushatë zgjedhore, kurse ka thënë se të gjithë kandidatët që nuk e din përgjigjen do të bini nga provimi.
“Mesazhi im është: Në këtë fushatë të tyre zgjedhore të fillojnë sa më parë kursin intensiv në zyrën time për 5 ditë radhazi sepse mund të sfidohen sërish. Të gjithë kandidatët i kam shok të mirë dhe jeta na bën të jemi nxënës e kërkues të dijes tërë jetën. Po të ishin kandidatë për imam do të binin nga provimi”, ka thënë Jashari për Gazetën Infokus.
Ndër të tjera, Bekim Jashari ka thënë se të gjithë kandidatët të cilët do të shkonin tek ai për kurs intensiv përpos që nuk do të duhej fare të paguanin edhe do të shpërbleheshin. /Gazeta Infokus/

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...






























