Rozë

“Nuk e di si e kam duruar atë dhimbje”, Arjola Demiri rrëfen një nga momentet më të sikletshme gjatë xhirimit të ‘I Love Tropoja’

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 07 October 2021

Ilir Shaqiri dhe Arjola Demiri ishin të detyruar të zgjohen herët për të vazhduar sfidën me bluarjen e kafëse.

Para tyre ishte çifti Sheila dhe Arditi. Gjatë sfidës Arjola u tregoi Ilir disa momente të filmit ‘I Love Tropoja’ ku ajo ishte protagoniste.

Pjesë nga biseda:

-Advertisement-

Ilir Shaqiri: Na trego ndonjë gjë rreth filmit, se nuk e kam parë.

Arjola Demiri: Nuk e ke parë?

Ilir Shaqiri: Akoma jo. Kam parë spotin, më ka bërë përshtypje por nuk e kam parë.

Arjola Demiri: Është një skenë në fakt. Është skena ku kemi xhirime me kalin. Një ditë më përapara zhvilluam xhirime në traget.

Ilir Shaqiri: Me traget në zonën e Komanit.

Arjola Demiri: Po. Dhe gjatë xhirimeve në traget unë dëmtova këmbën. Thoi i gishtit të madh të këmbës së djathtë mu heq. Kjo bëri që të ënjtjej këmba dhe në nesërmen kishim xhirime me skenën e kalit. Atletet nuk më bënin dhe jam torturu për ta bërë atë skenë. Kemi bërë shumë xhirime dhe nuk e di si kam duruar të gjithë atë dhimbje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera