Rozë

“Nuk e di ku është vajza ime”- rrëfim shokues nga ish-burri i banores së Big Brother VIP Albania

Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 29 January 2024

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-bashkëshorti i banores së BBVA, Ledjonës, Jorgen Xoxi ka hedhur poshtë disa akuza që janë bërë në drejtim të tij.

Ai thotë se vjehrri e ka dhunuar fizikisht atë dhe jo e kundërta, teksa ka folur edhe për vajzën, duke thënë se nuk e di se ku ndodhet.

“Të vërtetën e kësaj e di komisariati i Korçës. Atë ditë kisha dalë dhe më ka kontaktuar nusja ‘hajde se erdhi mamaja ime po më fyen’ se nuk pranonte lidhjen tonë, kjo është arsyeja. Vajtëm në komisariat bëmë denoncimin, ata nuk merrnin masa për atë zonjë thanë, erdhi ajo me vajzën e Marinelës. Ata e mbajnë në shtëpi dhe e duan prapë të kthehet atje. Kemi 3 vite e gjysmë, unë kam dalë jashtë. Ishte shtatzënë, po e tërhiqte për flokë, polici ishte në këmbë unë kam reaguar. Me këtë grua do merrem unë tha. Më ka goditur nga mrapa mua, ka dalë shefi i krimeve dhe më kanë tërhequr zvarrë. Më kanë futur brenda, edhe zonjën time e kishin marrë zvarrë dhe i kishte rënë të fiktë. Me erdhën me një shkresë ti do ikësh për Drenovë thanë, thash të hapen kamerat, do ta ndjek me organet kompetente thash. Vinte kërcënonte thërriste. Unë isha me baxhanakun tim për një drekë dhe me ka thënë mamaja po vjen babai po ju kërcënon”, tha ish burri i Ledjonës.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera