‘Nuk e di çfarë po ndodh’, Kim Kardashian rrëfen betejën me sëmundjen kronike
Autori: Gazeta inFokus
11:15 | 31 January 2024
Kim Kardashian iu ka treguar 364 milionë ndjekësve të saj në Instagram për shpërthimin e psoriasis, teksa ka shpërndarë një video të këmbëve të saj të skuqura. Ylli i realitetit televiziv zbuloi:
“E gjitha varet nga këmba ime. Nuk e di se çfarë po ndodh, por duhet ta pranoj këtë. Nuk do të gënjej, kjo është e dhimbshme. Nuk jam e sigurt se cilët janë shkaktarët. Nuk e kam ndryshuar dietën time. Kam provuar gjithçka! Psoriaza është e neveritshme.”
Në një video të dytë, ajo zbuloi se zakonisht ka pasur vetëm njolla të vogla, por tani ajo po zgjerohet deri në kofshë.
Pasi luftoi me psoriasis që kur ishte 25 vjeç, Kim u diagnostikua më pas me artrit psoriatik, duke e ndarë diagnozën e saj në faqen e internetit të stilit të jetesës së Kourtney Kardashian, Poosh. Në atë kohë ajo shkroi:
“Është e ngjashme me artritin që mund të vijë nga psoriasis, dhe mund të vijë e të shkojë. Është ende e dhimbshme dhe e frikshme, por isha e lumtur që pata një diagnozë. Pavarësisht se çfarë gjendje autoimune kisha, unë do ta kaloja atë dhe të gjitha janë të menaxhueshme me kujdesin e duhur.”
Në vitin 2022, Kim tregoi se zgjedhja e një diete me bazë bimore e kishte ndihmuar në përmirësimin e psoriazës, megjithatë, një vit më vonë ajo përjetoi përsëri shpërthime të dhimbshme për shkak të stresit nga divorci me Kanye West.

T� tjera
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...
-
Publikohet fotoja e 47-vjeçarit nga Kosova që humbi jetën në aksidentin në Mal të Zi, i ndjeri ishte polic kufitar
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një a...































