Nuk e deklaroi pasurinë, asamblisti gjobitet me 100 euro
Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 26 June 2019
Asamblisti i Komunës së Dragashit, Granit Rifaj, është dënuar me 100 euro gjobë, për mos deklarim të pasurisë.
Aktgjykimi ndaj tij, është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, pasi që i akuzuari Rifaj, e ka pranuar fajësinë
“Unë këtë veprim e kam bërë në mënyrë të paqëllimshme, për gjashtë muaj rresht. Në atë kohë kam qenë jashtë vendit, nëna ime ka qenë e sëmurë dhe unë kam qenë në spital duke e shoqëruar atë. E pranoj fajësinë edhe pse e kam bërë paqëllim, më vjen keq”, ka thënë i akuzuari Rifaj.
Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit, nuk e ka kundërshtuar prokurori Shpend Binaj, pasi që siç ka thënë ai, është bërë në mënyrë të vullnetshme dhe në pajtim me dispozitat ligjore.
Gjykatësi Bekri Vehapi, gjithashtu të akuzuarin Rifaj, e ka obliguar edhe me shpenzimet procedurale dhe atë 20 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 30 euro në emër të viktimave të krimit.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 7 shtator 2018, nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Granit Rifaj, në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, asamblist në Komunën e Dragashit, nuk e ka përmbushur detyrimin ligjor për deklarimin e të ardhurave, dhuratave, dobisë pasurore ose detyrimeve financiare.
Sipas aktakuzës, këtë deklarim është dashur ta bëjë në vitin 2016, në Agjencinë Kundër Korrupsionit në Prishtinë, në afatin e paraparë me ligj.
Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “mos raportim ose raportim i rreme i pasurisë ,i të ardhurave, dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”, nga neni 437, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës./betimipërdrejtësi
Të tjera
-
Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshto...
-
Abazi: Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet në veri, jo të shpallet Serbia desktruktive – ashtu siç edhe është
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet...
-
Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE ende s’ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill K...
-
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të ba...
-
Dhuną në familje, Haxhiu letër kryetarëve të komunave: Zbatoni obligimet që dalin nga strategjia
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj g...
-
Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngącmim seksuąl”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim ...
-
“U shku me vrą Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrąsja e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,...
-
DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi
Zbatimi i plotë i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që ...
-
Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot n...
-
Haradinaj: Raporti i DASH-it goditja më e fuqishme, duhet t’i shërbejë Qeverisë që të japë dorëheqje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kome...
-
Raporti i DASh-it, LDK: Qeveria e udhëhequr nga Kurti, më e korruptuara ndonjëherë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë për EO se Departamenti Amerikan ...