Nuk duhet t’i injoroni! Këto janë simptomat më të zakonshme të diabetit

Autori: Gazeta inFokus
10:14 | 05 December 2022
Është vlerësuar se 90 për qind e njerëzve me diabet janë të tipit 2, dhe shumë prej tyre as që e dinë se e kanë këtë sëmundje. Edhe pse duken të padëmshme, simptomat e mëposhtme mund të tregojnë se jeni prekur nga diabeti.
Probleme me shikimin
Përkeqësimi i problemeve të shikimit mund të jetë një shenjë e diabetit. Pacientët me diabet të tipit 2 janë në rrezik të shtuar për sëmundje diabetike të syrit, një grup sëmundjesh të syrit të lidhura me diabetin, si retinopatia diabetike dhe edema makulare diabetike (DME).
Urinimi i shtuar
Rritja e urinimit është një simptomë e zakonshme e diabetit. Përveç niveleve të larta të sheqerit në gjak, diabeti mund të shkaktojë simptoma të tilla si urinim i shpeshtë, sipas mjekëve. Kur sheqeri në gjak është i lartë, ka më shumë glukozë në urinë. Kjo tërheq ujë nga trupi duke rritur vëllimin e daljes së urinës. Kjo është mënyra e trupit për të hequr qafe sheqerin e tepërt kur nuk ka insulinë të mjaftueshme për të kryer punën.
Ju jeni gjithmonë të etur
Së bashku me urinimin e shtuar, uria dhe etja e vazhdueshme mund të jenë shenjë e diabetit të tipit 2. Pa marrë parasysh se sa shumë pini, ju ende ndiheni sikur jeni të dehidratuar. Indet tuaja (të tilla si muskujt tuaj) në fakt dehidratohen kur ka shumë glukozë (sheqer) në gjakun tuaj, thotë Dr. Amy Hess-Fischl.
Lodhja
“Nuk ka dyshim se luhatjet e nivelit të sheqerit në gjak mund të shkaktojnë lodhje” – thekson “Diabetes Care Canada”. Kur sheqeri në gjak është shumë i lartë, gjaku juaj nuk mund të qarkullojë në mënyrë efikase dhe qelizat tuaja nuk marrin oksigjenin dhe lëndët ushqyese që u nevojiten për të funksionuar në mënyrë optimale. Sheqeri i lartë në gjak gjithashtu mund të shkaktojë inflamacion.

Të tjera
-
Paralajmëron OBSH: Katastrofa e dytë që mund të shkaktojë dëme në Turqi
Të mbijetuarit nga tërmeti janë duke u ndihmuar nga grupet vullnetare. Për ta...
-
Paralajmëron OBSH: Katastrofa e dytë që mund të shkaktojë dëme në Turqi
Të mbijetuarit nga tërmeti janë duke u ndihmuar nga grupet vullnetare. Për ...
-
Trupat e viktimave siriane kthehen nga Turqia, dhimbje e madhe në kufi
Fotografi të realizuara në një pikë kufitare midis Turqisë dhe Sirisë tregojn...
-
KUJDES: Kështu po hakohen llogaritë në facebook, po kërkohen edhe para për të iu kthyer ato
Së fundmi janë shtuar rastet e harkimit të llogarive personale në facebook. E...
-
Qeveria nuk ndanë buxhet për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë
Për 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës do të ketë 30 ditë aktivitete të ndry...
-
Hakerat financojnë programet atomike të Koresë së Veriut
Një raport i OKB-së hedh dritë mbi ushtrinë kibernetike të Kim Jong Uns-it. P...
-
Ngacmoi vazhdimisht ish të dashurën, arrestohet një burrë në Prishtinë
Një person është arrestuar të mërkurën në Prishtinë, pasi që në vazhdimësi ka...
-
Alarmante/ Nuk i bind rritja e pagave, 31 mjekë ikën për 35 ditë nga Kosova
Rritja e pagave prej këtij muaji për stafin shëndetësor nuk e ka bindur këtë ...
-
Policia jep detaje për aksidentin më fatalitet në Drenas
Një person ka vdekur të mërkurën, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes...
-
Udhëheqësit evropianë sot pritet t’i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfitojnë nga “mundësia historike” e ofruar nga plani i BE-së
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefa...
-
LAJMI I FUNDIT: Zhduket një grua në Prishtinë
Pasditen e së mërkurës është zhdukur një grua në qytetin e Prishtinës, shkrua...
-
Vëllai raporton në polici ish të dashurin e motrës, nuk po e lë të fejohet
Një person e ka raportuar në polici ish të dashurin e motrës, për shkak se i ...