Lajme

Nuk donte të merrte pjesë, Vuçiq ndryshon mendjen: Ju tregoj arsyet pse erdha në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 06 December 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq edhe pse fillimisht deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, sot u shfaq në Tiranë. Ai dha edhe një prononcim për mediat duke shpjeguar se vendimi për të marrë pjesë erdhi pas disa diskutimesh në Serbi.

“Ka një sër çështjesh të ndryshme. Janë disa reagime zyrtare për Kosovën, çështjen e dialogut, kjo ishte arsyeja kryesore, por pas konsultimeve brenda Serbisë vendosa të vij dhe do kemi sot një mundësi të themi çfarë mendojmë këtu. Mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut dhe për procesin e integrimit në BE”, tha Vuçiç

Duke u ndalur tek Kosova, Vuçiq tha se është i përkushtuar për çështjen e dialogut.

-Advertisement-

Ndërkohë për sa i përket qëndrimit krah Rusisë, Vuçiç tha se Serbia i di detyrat e saj dhe do të mbetet në rrugën drejt BE.

“A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste nga unë. Jam vetëm realist, jam këtu të mësoj shumë nga këto njerëz dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë. Dhe të them lajme të mira për Serbinë. Është e rëndësishme të marrim mbështetje nga BE për Serbinë. Këto janë sinjale të mira. Të tjera nga to që do dëgjojmë është strategjia e BE për të ardhmen është rëndësi e madhe. BE ka kërkuar harmonizim të plotë kundër Rusisë. Por ne jemi të pavarur ne i njohim detyrimet tona me vendimet e BE, po prekemi një situatë ndryshe për territorin e Serbisë që është shkelur në 1999 dhe në 2008. Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur. Nëse na kritikojnë se jemi për Serbinë. Keni dëgjuar dhe shkruar se gjatë 9-10 muajve se Serbia po ndjek udhëzimet e Rusisë, për të sulmuar të tjerët në Ballkan për mungesë stabiliteti, por ne e kemi përgënjeshtruar me vepra. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze dhe lajmesh të rrem por Serbia është vend i pavarur dhe do mbetet kështu. /Abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera