Nuk doni që ai t’ju tradhtojë? Gratë e zgjuara bëjnë këto gjëra
Autori: Gazeta inFokus 21:11 | 15 December 2018
Femrat e zgjuara e dinë se ka disa gjëra të thjeshta që mund të bëjnë për të inkurajuar një martesë apo lidhje më të mirë,në mënyrë që ai të mos shkojë drejt tradhtisë.
Janë të shumta femrat që shqetësohen se bashkëshortët apo të dashurit e tyre mund t’i tradhtojnë. Sipas një studimi të kryer nga ‘Texas A&M’, meshkujt mund të tradhtojnë thjesht sepse ata kanë impulse të forta seksuale dhe reduktimi i këtyre impulseve mund të bëhet me ndihmën e partneres.
Ajo që duhet të dimë është se nuk ekziston asnjë garanci që ai nuk do të tradhtojë kurrë. Mbani mend se për sa kohë që ekziston vullneti i lirë, partneri juaj ka mundësi t’ju tradhtojë.
Megjithatë, gratë e zgjuara bëjnë këto gjëra:
1- Ato e përqafojnë partnerin e tyre çdo ditë
Elementi fizik i marrëdhënies suaj është e rëndësishme. Këtu përfshihen; kapja dorë për dore, të parit në sytë e njëri-tjetrit, puthjet, kujdesi, përkëdhelja dhe të bërit dashuri.
Përqafimet kalimthi, një puthje në një moment të përshtatshëm apo ndonjë gjest dashurie që ju mund të bëni gjatë ditës janë disa prej elementëve që mund ta bëjnë të shëndetshme marrëdhënien tuaj.
2- Ato gjejnë kohën për biseda të vërteta
Nëse ju nuk komunikoni me partnerin rregullisht, si mund të prisni të dini se çfarë ndjen ai? Si mund ta di ai si ndihesh ti, nëse nuk i tregon asgjë? Kushtojini 15 minuta në ditë njëri-tjetrit dhe bisedoni, thjesht bisedoni.
Në një ditë me humor të mirë ju mund të flisni për vlerësimin dhe dashurinë që keni për njëri-tjetrin. Kur nuk jeni në humor të mirë, diskutoni për çështjet dhe problemet që ju shqetësojnë, por bëjeni natyrshëm jo duke thënë ‘duhet të flasim’.
3- Ato dinë se si ‘të jenë aty për të’
Ju nuk mund t’i plotësoni nevojat e partnerit tuaj, nëse nuk e kuptoni se cilat janë ato. Gjëja më e vogël që do të vëreni dhe do t’i përgjigjeni me pozitivitet ndihmon marrëdhënien tuaj të bëhet edhe më e fortë.
Mos harroni gjithashtu se nëse partneri juaj ju tradhton, kjo ka raste që nuk varet nga ju. Megjithatë, nëse ju i jepni atij dashuri dhe vëmendjen që meriton, shanset që ai t’ju tradhtojë do të zvogëlohen sepse dashuria juaj do ta bëjë të ndjehet mirë.
A mund t’ia dilni edhe ju?
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...