Rozë

“Nuk doja të bëja foto me Donald Trump”/ Modelja e njohur shqiptare: Nuk mu duk moment i rëndësishëm… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 05 October 2021

Pas një periudhe të gjatë pauze, Zana Krasniqi është rikthyer në jetën publike dhe në rrjetet sociale. Modelja e njohur, e cila sa herë shfaqet në publik merr gjithë vëmendjen me bukurinë e saj, ka dhënë së fundmi një intervistë.

E ftuar në studion e emisionit “Rudina”, Krasniqi ka rrëfyer më tepër për eksperiencën si modele jashtë vendit.

Gjatë kësaj interviste, Zana ka zbuluar se si e ka kundërshtuar fotografin e njohur, Fadil Berisha, kur ai i ka kërkuar të pozojë në një foto me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

“Ti në SHBA ke qenë pjesë e Trump Models?”, e ka pyetur Rudina, të cilës Zana iu përgjigj: “Kam punuar në disa fotoshoot-e, por nuk kam qenë modele e Trump Models. Atëhere Miss Universe e ka organizuar Trump Models dhe kur mbaronte Miss Universe ne na ftonin disa Misse për të bërë disa footoshoote, ku kam marrë pjesë dhe unë në disa prej tyre”.

Modelja gjithashtu ka rrëfyer momentin kur duhej të dilte në foto me Trump, por në fakt nuk kishte aspak dëshirë për një gjë të tillë.

“Unë isha pak më ndryshe, unë kisha problem që Fadil Berisha po bënte foto dhe më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë që i thoja por nuk dua të bëj foto. Mua nuk mu duk një moment i rëndësishëm se thoja ok ai është biznesmen, se është biznesmen nuk do të thotë që të dalë foto me Miss-et. Unë rrija nervoze dhe Fadili më thoshte Zanë koncentrohu dhe unë i thoja ky është biznesmen pse të dalë foto me neve, nuk dua të dal dhe në këtë foto jam nervoze”, ka treguar Krasniqi.

Të tjera