“Nuk do të ketë fitues nëse ka konflikte, deeskalimi të vijë nga të dy palët”, mesazhet e kryeministrit të Holandës dhe atij të Luksemburgut në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 04 July 2023
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel kanë kërkuar shtensionim të situatës në veri në bazë të planit të BE-së.
Këtë kërkesë ata e kanë bërë pas takimit që kishin me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Kurti.
Kryeministri Holandez Mark Rutte ka thënë se Holanda dhe Luksemburgu janë duke tentuar që të ulin tensionet mes Kosovës dhe Serbisë në mënyrë që të dyja vendet të shkojnë drejt dialogut, shtensionimit të situatës dhe të normalizimit të raporteve.
“Sot i kemi shprehur brengat për ngritjen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Holanda dhe Luksemburgu tentojnë të shkojnë drejt dialogut dhe të deeskalojmë situatën dhe të normalizohet raportet mes dy shteteve. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për stabilitetin dhe paqen në rajon por edhe prosperitetin e integrimit në BE”, ka thënë Rutte.
Ai ka thënë se deeskalimi duhet të vijë tek të dy palët dhe se nuk mund të drejtojnë gishtin tek asnjëra palë për të kërkuar fajtorin.
“Kemi pasur bisedime të gjata në Beograd dhe Prishtinë sot dhe jemi të gatshëm të ndihmojnë nëse mundemi në të ardhmen e afërt por aspekti kryesor duhet të udhëhiqet nga Borrell dhe BE dhe negociatorët e tjerë. Isha shumë i lumtur kur u arrit marrëveshja bazë në dhe implementimi i saj në Ohër, por që atëherë tensionet janë ngritur ende dhe tani duhet të fokusohemi në deeskalim, të kthehemi në një proces që ndoshta duke i mërzitshëm por duhet të implementohet hap pas hapi. Deeskalimi duhet të jetë nga të dyja palët, jam optimist se mendjet e ftohta do të mbizotërojnë. Në Beograd dhe këtu e kam parë se të gjithë duan deeskalim të situatës dhe ky është në interes të tyre. Jemi i sigurtë se do të mbërrijmë atje por nuk kemi arritur ende. Është një udhërrëfyesi dhe duhet t’i përmbahemi, në vend të fjalëve duhet të veprojmë nga të dy anët”, u shpreh ai.
Ndërkaq, Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel derisa ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se nuk do të ketë fitues në fund nëse do të ketë konflikt dhe sipas tij nevojitet dialog i hapur mes të dyja vendeve, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Ai është deklaruar se nuk janë këtu për të gjykuar kryeministrin Kurti, por për të dëgjuar dhe për të tentuar të gjejnë një zgjidhje.
“Kur e kemi planifikuar këtë takim nuk kemi pritur tensionet të cilat janë në rajon. Ia thamë edhe Albinit, nuk jemi këtu për të gjykuar, por jemi këtu për te dëgjuar, dhe të mundohemi të ndërtojmë urat të cilat ndërtohen në mes fqinjëve por të cilat nuk janë të lehta për tu ndërtuar”, ka thënë Bettel.
Bettel ka thënë se stabiliteti është i rëndësishëm për të gjithë, duke porositur që palët duhet t’i përmbahen udhërrëfyesit të Bashkimit Evropian.
“Ne dje ishim në Beograd dhe sot jemi në Prishtinë. Është e rëndësishme për ne që e dimë që ka udhërrëfyes për dialog e ai është (emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi v.j.) Lajçaku. Ne duhet të largojmë çdo mundësi për kriza të mundshme të cilat më së shumti i vuan populli. Ju mund të llogarisni në ne. Për ne është e rëndësishme të besojmë në punën e lehtësuesve të BE-së. Është mirë të ketë dialog të hapur. Ne do të takohemi me OJQ-të”, ka thënë ai.
Kryeministri i Luksemburgut shtoi se duhet të shmanget çdo mundësi e ndonjë krize të re.
“Ju e dini se çka do të thonë tensionet, kështu që ne duhet të shmangim çdo mundësi të ndonjë krize të re të mundshme ku shoqëria civile dhe populli vuan më së shumti. Ju mund të llogarisni në ne, nganjëherë është e vështirë të kemi diskutime me fqinjët, për ne e rëndësishme është të besojmë në punën e përfaqësuesit të lartë të BE-së dhe të dërguarit të BE-së dhe të kemi dialog të hapur”, tha Bettel.
“Nuk jemi shteti më i madh, dhe e dimë se duke punuar me të tjerët është shumë me rëndësi për të gjetur zgjidhje. Ju mund të llogarisni në ne”, tha Bettel.
Ai e ka mbyllur fjalimin duke deklaruar se “ne si politikanë marrim vendime, por populli janë ata që i vuajnë pasojat nga këto vendime”.
Rutte dhe Bettel gjatë ditës së djeshme qëndruan për vizitë edhe në Beograd, ku përsëritën kërkesat e njëjta.
Të tjera
-
KEK i jep kompanisë së lidhur me Vetëvendosjen tenderin 6.3 milionë euro për mazut, mes shkeljeve dhe vonesave njëvjeçare
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka prolonguar procesin e tenderit për f...
-
Studentët bllokojnë Beogradin
Studentët e universiteteve të Serbisë nisën të hënën një bllokadë 24-orëshe t...
-
Nuk po mundem, me zë të dridhur flet babai i Naim Murselit
Në një lidhje telefonike në Klan Kosova, babai i Naim Murselit refuzoi të fli...
-
Një slogan nacionalist serb vendoset në ambasadën e Kosovës në Norvegji: Ky akt është një kẻrcënim i drejtpërdrejt për Republikën e Kosovës
Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se në hyrje të saj është vendosur ...
-
OVL e UÇK-së reagon ndaj Gërvallës: E zeza Donikë ndaloni me fyerjet ndaj Ushtrisë Çlirimtare
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK)...
-
Memli Krasniqi: Në Bairin e Kadri Veselit, entuziazëm i papërshkrueshëm për fitoren e PDK-së
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen ...
-
PZAP gjobitë Vetëvendosjen me 11 mijë euro
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar sërish Lëvizjen Vetëve...
-
Pas Kroacisë edhe Mali i Zi bën thirrje për bojkot të supermarketeve, shkak ngritja e çmimeve
Alternativa Mali i Zi u bëri thirrje qytetarëve të bojkotojnë supermarketet d...
-
Për gjashtë ditë, 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt
Për gjashtë ditë janë raportuar 13 raste të vjedhjeve në rajonin e Ferizajt. ...
-
Prokuroria e Mitrovicës për aksidentin me tre të vdekur: Zyrtari policor është ndaluar për 48 orë
Tre persona vdiqën mbrëmë në një aksident në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë...
-
PSD dorëzon letrën e ministrit Maqedonci në Prokurori Speciale
Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale letrën e minis...
-
Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Novolani në këmbë për ndryshim
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka zhvilluar n...