Rozë

“Nuk do të dorëzohem, karriera ime u ndërtua mbi dështimet”/ Çfarë e mërziti Bebe Rexhën?

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 18 May 2021

Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, publikoi pak kohë më parë albumin e saj më të ri.

“Better Mistakes” është titulli i albumit, i cili duket se nuk ka patur suksesin që artistja me famë botërore dëshironte.

Albumi debutoi në vendin e 129 në tabelën e “Rolling Stone”, ndërsa në Billboard ishte disa shkallë më poshtë akoma, në vendin e 140-të.

-Advertisement-

Këto statistika të ulëta, Bebe Rexha vendosi që ti pranonte në një postim të bërë në rrjetin social “Twitter”.

“E mërzitur. Por unë nuk do të dorëzohem. Karriera ime u ndërtua mbi dështimet. S’do të ndalem. Kurrë se kam bërë dhe nuk do ta bëj kurrë. Ende besoj në këtë album,”- shkroi Bebe Rexha.

Ndërkohë albumi këngëtares tjetër shqiptare, Dua Lipës vazhdon të jetë ndër më të suksesshmit, aktualisht në vendin e 4-rt.

]

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera