Rozë

Nuk do ta besoni si dukej dikur moderatorja e “Përputhen”

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 17 January 2021

Nuk do ta besoni se si dukej Bora para se të bëhej e famshme.

Bora Zemani është sot padyshim një nga moderatoret më të dashura të publikut shqiptar. Muajt e fundit duke qenë se moderon një nga emisionet më të shikuara të momentit “Për’puthen”, ajo është vendosur në qendër të vëmendjes, duke fituar edhe më shumë ndjekës e përkrahës.

Fillimet e Borës në ekran dhe në botën e spektaklit datojnë shumë vite më parë. Mirëpo, e dini që ajo dikur ka marrë pjesë në videoklipin e Ermal Mamaqit dhe Dr.Florit, të titulluar “Do të vi të dielën”?

-Advertisement-

Kjo këngë është publikuar 7 vite më parë dhe Bora është pjesë e videkolipit të ndërtuar plot nota humori nga çunat, teksa ky detaji është risjellë në vëmendje nga fansat e prezantueses së fundmi në rrjetet sociale.

Në videoklip Bora shfaqet brune dhe me shumë pak ndryshime nga ajo që shohim ne sot në ekran.

Prej disa vitesh, Borën e pamë në Digitalb nën moderimin e emisioneve të ndryshme. Megjithatë, ajo do hidhte një hap të rëndësishëm në 2018, kur moderoi “Kënga Magjike” së bashku me Ardit Gjebrean.

Prezantimi i një spektakli të tillë në nivelet më të larta në vendin tonë, do i jepte Borës shkëputjen nga “shtëpia e vjetër” për të ardhur së bashku me binjakët Veshaj në “3shat”.

Pas dy sezonesh nga ky emision, që erdhi si risi në ekranet shqiptare, Bora u shfaq në Top Channel në shtator të 2020 si një nga “blerjet” më të bujshme të këtij televizioni.

Tashmë prej muajsh ajo moderon “Për’puthen” që ka gozhduar të gjithë shqiptarët para ekranit e sigurisht ky sukses i atribuohet edhe asaj.

Nga jeta personale, moderatorja bukuroshe duket në fazën e saj më të mirë. Prej dy vitesh ajo po jeton një histori të bukur dashurie me Donald Veshajn dhe jo më larg se disa javë më parë, në emisionin e këtij të fundit “Binjakët show”, ata zbardhën shumë detaje interesante rreth marrëdhënies së tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera