Rozë

Nuk do ta besoni sa para fitojnë disa nga këngëtaret më të njohura shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 21 November 2018

Këngëtaret shqiptare janë bërë të famshme në mbarë botën dhe pas famës vjen fitimi që u mundëson të jetojnë një jetë mjaft komode e luksoze. Si gjithmonë ato do thonë se fansat janë dhurata më e mirë nga gjithë ky rrugëtim, por na besoni kur themi se nuk kanë dalë me kaq pak fitim. Faqja e njohur ‘online’ “Net worth leaks” tregon pasurinë e gjithë artistëve në mbarë botën, mënyrën e fitimit të parave, e madje llogarit dhe fitimet e çdo viti. Të njëjtën gjë ka bërë dhe për këngëtaret më të njohura shqiptare.

Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha e së fundmi Era Istrefi me anë të këngëve, koncerteve, eventeve, e promovimeve kanë fituar dhe miliona dollarë. Mes këngëtareve shqiptare më të paguara është Rita Ora me plot 20,500,000 dollarë fitime. Rita përpos muzikës, ka hyrë dhe në rrugën e modës, duke u bërë disa herë bashkëpunëtore me firmën e njohur “Adidas”, çka i ka sjellë miliona dollarë fitime. Pas Ritës vjen Bebe Rexha me një pasuri prej 11,000,000 dollarësh. Dua Lipa, e cila po ngjit suksesin shumë shpejt ka një pasuri prej 3,000,000 dollarë. E fundit, por jo më pak e rëndësishme është Era Istrefi me një pasuri prej 2,700,000 dollarësh.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera