Ekonomi

Nuk do ta besoni sa milionë euro i shpenzuan kosovarët për festat e fundvitit

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 03 January 2022

Shpenzimet që bëjnë familjet kosovare për festat e fundvitit duket se janë ulur.

Kjo e fundit evidentohet përmes krahasimit me 32.6 milionë euro që janë shpenzuar në vitin 2020 dhe 36.1 milionë euro në vitin 2019.

Për më tepër, numri i familjeve kosovare që festojnë festat e fundvitit është ulur nga 79% në vitin 2020 në 64% të familjeve që festojnë në vitin 2021.

-Advertisement-

Sipas raportit “Shpenzimet e familjeve kosovare për festat e fundvitit, 2021”, i realizuar nga UBO Consulting, çdo familje në Kosovë shpenzon mesatarisht mbi 150 euro për këto festa.

Arsyeja kryesore se pse familjet kosovare nuk festojnë festat e fundvitit është se këto të fundit nuk përkojnë me bindjet e tyre (një shumicë prej 83% e atyre që nuk i festojnë festat u shprehen kështu), njofton Klankosova.tv.

Arsyeja e dytë që pamundëson festimin e festave të fundvitit për kosovarët janë shkaqet ekonomike, e identifikuar kjo në mesin e 14% të të anketuarve.

Në raportin e UBO Consulting thuhet se 63 përqind e parave për festat e fundvitit kosovarët i quan në ushqime e pije, 13 përqind për dhurata, 11 përqind për dekorime, 5 përqind të tjera dhe nga 4 përqind për mbrëmje muzikore dhe udhëtime.

Pjesë e raportit ishin edhe dhuratat ku qytetarët treguan për preferencat e tyre.

85 përqind preferojnë para të gatshme si dhuratë, 82 përqind preferojnë bileta për udhëtime, teksa 65 përqind preferojnë ta marrin një libër.

Mes tjerash, në raport bëhet edhe e ditur periudha e blerjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera