Sport

Nuk do ta besoni rezultatin me të cilin Japonia e mposhti Mongolinë

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 30 March 2021

Mongolia dhe Japonia u ballafaquan sot në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘Fukuda Denshi Arena’, Japonia e ka ‘shkatërruar’ Mongolinë, duke e mposhtur me rezultat të thellë 14-0.

Goli i parë u shënua në minutën e 13-të nga sulmuesi Minamino, kurse golat e tjera u shënuan nga Osako (x3), Kamada, Morita, Inagaki (x2), Ito J (x2), Furuhashi (x2), Asano dhe një autogol nga Tuya.

Pas kësaj fitore Japonia ka arritur të kualifikohet në raundin e tretë në Grupin F./Gazeta inFokus/

Të tjera