Nuk do e besoni por lidhet me flokët e saj, sakrifica që ka bërë Michelle Obama gjatë qëndrimit në Shtëpinë e Bardhë!
Autori: Gazeta inFokus
13:57 | 18 November 2022
Së fundmi, ish-zonja e parë e SHBA-ve Michelle Obama promovoi librin e saj të ri “The Light We Carry: Overcoming in Uncertain Times”, me ish-prezantuesen, Ellen DeGeneres.
Ndërkaq, Michelle u shpreh se gjatë qëndrimit të saj në Shtëpinë e Bardhë amerikanët ‘nuk ishin gati’ për flokët e saj natyralë.

Obama tha se ajo vendosi të drejtonte flokët pasi populli amerikan “sapo kishte filluar të përshtatej” me të paturit një familje të parë me ngjyrë. Edhe pse do të kishte qenë më e lehtë t’i stilonte flokët me gërsheta, Obama kujtoi se kishte menduar se: “Jo, ata nuk ishin gati për këtë”, duke iu referuar publikut amerikan.

Nga frika se flokët e saj do të përdoreshin për shpërqëndrim, Obama vendosi t’i drejtonte ato, në mënyrë që administrata të fokusohej në agjendën e saj dhe jo t’u përgjigjej pyetjeve raciste për flokët. 58-vjeçarja tha se modelet e flokëve janë një tjetër pengesë me të cilën përballen gratë me ngjyrë në vendin e punës. Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA miratoi një akt në mars, i cili ndalonte diskriminimin në bazë të modeleve të flokëve.
Senati nuk e ka miratuar ende masën. Disa shtete dhe komuna kanë miratuar versione lokale të ligjit. Së fundmi, rikujtojmë se Michelle ishte e ftuar në “Girls Opportunity Alliance Get Her There”, një ngjarje për të fuqizuar vajzat e reja. Krahas Amal Clooney dhe Melinda Gates, Michelle u foli me pasion vajzave të reja, duke i kërkuar që të shpresojnë, të luftojnë dhe mbi të gjitha të mos lejojnë që paragjykimet e shoqërisë t’i mbushin me dyshime për veten.

T� tjera
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...


































