Rozë

“Nuk do doja ta shihja motrën time në një format si ky”, debat i ashpër mes Luizit dhe Efit – përfshihet edhe vet Arbana

Autori: Gazeta inFokus 21:56 | 25 April 2023

Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Big Brother VIP Albania mes Luiz Ejllit dhe Efi Dhedhes.

Dyshja që dikur ishin mi të pandashëm, i kthyen krahët njëri-tjetrit sapo ia arritën qëllimit – biletën e publikut për të shkuar në finale.

Në spektakël, u transmetua një sekuencë ku gjatë javës Luizi ishte shprehur se Efi është një vajzë e cila “vjen nga një forma si emisioni ‘Përputhen’”, i cili shquhet për mblesëri mes djemve dhe vajzave.

-Advertisement-

I njëjit theksoi se nuk do të donte ta shihte kurrë motrën e tij apo dikë të afërt duke fituar famë në një format siç ka fituar famë Efi.

E teksa Efi dhe Deamishel po ia vinin në dukje se po bën gabim me këtë që po thotë, në debat u përfshi edhe vet moderatorja e programit, Arbana Osmani.

Ajo tha se nuk do të dëgjonte dikë të thoshte që “s’e do motrën në një program si ‘Përpten’”, ashtu siç nuk do donte të dëgjonte dikë që thotë “nuk do doja të kisha një motër si Kiara që futet në Big Brother dhe bën dashuri”.

Me këtë, moderatorja Osmani ia kujtoi Luizit që ai ka krijuar një lidhje me moderatoren Kiara Tito, e cila nuk ishte shumë e promovuar si emër para hyrjes në BBVA. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera