Lajme

Nuk dihet se çfarë versioni i Demarkacionit do procedohet në Kuvend

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 05 May 2017

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi është ende në pritje se cili version i Demarkacionit do të procedohet nga Qeveria të hënën për në Kuvend.

Ai ka thënë se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ende nuk dihet se a do të ndryshojë versioni i Demarkacionit, apo cili do të procedohet.

“Nuk dihet se çfarë vjen në Kuvend. Të hënën mbahet mbledhja e Qeverisë dhe ende nuk dihet se a do të ndryshojë diçka”, ka thënë Gashi.

-Advertisement-

Ai ka lënë të kuptohet se po e pret nëse do të procedohet versioni që është propozuar nga deputetët e LDK-së.

Sipas atij propozimi marrëveshja do të miratohet, por me kusht që pas një viti ajo të rishikohet.

Opozita e ka kritikuar ashpër vendimin e  kryeministrit Mustafa, që Demarkacioni të shkojë në Kuvend para mocionit të mosbesimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera