Lajme

Nuk del në konferenca, Albin Kurti i flet Nexhmedin Spahiut për rolin dhe rëndësinë e mediave

Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 31 May 2021

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti po vazhdon të mos deklarohet para gazetarëve në konferenca për media, e pikërisht për këtë arsye është kritikuar vazhdimisht.

Por, për rëndësinë e mediave, Kurti ka vendosur të flas pikërsisht sot në një takim që ka pasur me disa përfaqësues të mediave lokale.

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje për takimin në njoftimin që kanë dërguar për media.

-Advertisement-

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit e disa televizioneve lokale/rajonale, në krye me z. Nexhmedin Spahiu. Në takim u diskutua për rolin dhe rëndësinë e mediave lokale në forcimin e demokracisë, mbikëqyrjen e transparencës e llogaridhënies së qeverive lokale, dhe për pengesat e sfidat me të cilat përballen televizionet lokale e rajonale”, thuhet në komunikatë.

“Z. Spahiu e njoftoi kryeministrin Kurti me problemet që i kanë shkaku i moszbatimit të ligjit nga operatorët e shpërndarjes së shërbimeve mediale audiovizuale, në veçanti me renditjen, siç tha ai, të paligjshme të kanaleve televizive nëpër platforma. Z. Spahiu tërhoqi vërejtjen për rrezikun dhe dëmin që sjellë krijimi i monopoleve për transmetuesit televizivë lokalë e rajonalë. Siç tha ai, Ligji për mediat u jep përparësi transmetuesve audiovizualë vendorë, prandaj ata nuk kërkojnë favore, por vetëm zbatim të ligjit. Kryeministri Kurti theksoi se ndryshimi që ka ndodhur më 14 shkurt dhe mandati i fuqishëm që na e dha populli, nënkuptojnë zbatim të përpiktë të ligjit në të gjitha fushat dhe në të gjitha institucionet. Ai i siguroi pronarët medial se do të angazhohet vazhdimisht që mediave vendore t’u krijohen kushte të favorshme dhe të barabarta të punës e veprimit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera