Lajme

Nuk arrin të sigurojë një ulëse në Kuvend, këto janë fjalët e ish deputetit të PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 30 June 2017

Nait Hasani nga radhët e PDK-së nuk ka arritur që t’i sigurojë votat e mjaftueshme që të jetë pjesë e legjislaturës së re.

Ai thotë se pavarësisht rezultatit të KQZ-së, do të vazhdojë që në mandatin tjetër të provojë sërish që të jetë pjesë e legjislaturës tjetër.

Postimi i tij:

-Advertisement-

 Të dashur qytetar, struktura e simpatizant të Partis Demokratike në Kosovë.

Ju falenderoj për mbështetjen, përkrahjen tuaj, u jam mirënjohës përhere.

Pasi KQZ ka bërë çertifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të Qeshorit, unë nuk kam mundur të bëhem deputet me votat e KQZ për disa ditë!

Por unë me votën tuaj do të jem aty deputet për mandatin e pestë në Kuvendin e Kosovës.

Do jem gjithmon afer jush, do të vazhdoj të punoj për interesat e shtetit të Kosovës.

Zëri im do të dëgjohet edhe më fuqishëm në mbrojtjen e shtetit dhe vlerave të qytetarëve të Kosovës.

Ditët e mira për qytetarët e Kosovës do të vijnë..

I juaji Nait Hasani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera