Sport

Nuhiu shënon gol për ta shpërblyer trajnerin që ia besoi vendin e titullarit (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 30 November 2019

Sulmuesi kosovar Atdhe Nuhiu ishte titullar si rrallëherë sot për Sheffield Wednesday dhe arriti ta dëshmojë se e meritoi këtë pozitë duke e shënuar një gol në minutën e katërt të lojës së shtesë, pak momente para se gjyqtari ta sinjalizonte fundin e ndeshjes.

Sheffield Wednesday arriti të shënojë fitore me rezultat 3:1 në ndeshjen kundër Charlton Athletic që u zhvillua sot në stadiumin The Valley, në kuadër të xhiros së 19-të të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli, raporton Gazeta Express.

Trajner Garry Monk ia besoi një vend në formacionin e parë sulmuesit kosovar Atdhe Nuhiu, i cili luajti vetëm për të pestën herë këtë sezon si titullar.

-Advertisement-

Për këtë gjë trajneri Monk u shpërblye me një gol nga Nuhiu, i cili ia vulosi fitoren skuadrës së tij me një goditje me kokë.

Nuhiu u vlerësua me notën 7.5 për këtë ndeshje dhe vetëm dy lojtarë të tjerë morën notë më të mirë sesa ai nga SofaScore.

Tani Sheffieldi radhitet në pozitën e shtatë në tabelën e Championshipit, një pozitë më poshtë sesa vendi që ia siguron play-offs për promovim në Premierligë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera