Lajme

Nuhiu: Ishim të mërzitur për lëndimin e Vedatit, shënova por goli nuk vlen asgjë

Autori: Gazeta inFokus 23:56 | 14 November 2019

Atdhe Nuhiu ka vlerësuar se ndeshja e sontme kundër Çekisë është një mësim i madh për kombëtaren e re të Kosovës.

Nuhiu ka thënë se e gjithë skuadra ishte e mërzitur për mungesën e Vedat Muriqit, i cili sipas tij e ka merituar ta luajë këtë ndeshje, shkruan Gazeta inFokus.

“Kemi qenë pak të mërzitur për Vedatin për atë lëndim, e ka merituar të luajë, shumë u mërzitem. Trajneri ma dha besimin dhe e kam dhënë maksimumin dhe shënova, por ky gol nuk ka vlerë tash. Po e kemi pritur këtë agresivitet sepse po luajmë jashtë tek vendi i tyre e kemi ditur se prej minutës së parë do të na sulmojnë, por mendoj se deri diku u munduam të luftojmë, por ka qenë lojë e vështirë. Çekia është njëfarë ekipe që i ka disa super lojtarë që e meritojnë sikur ne të shkojmë në EURO 2020”, ka theksuar Nuhiu.

-Advertisement-

Ky sipas tij është një mësim, pasi për Kosovën luajnë edhe shumë lojtarë të rinjë të cilët nuk kanë përjetuar ndeshje të tillë.

E të dielën, ai thotë se përkundër që sonte u shuan shpresat e kualifikimit përmes eliminatoreve, ndeshja kundër Anglisë duhet të jetë festë.

“Prapë do të jetë një ndeshje që secili prej nesh e ka ëndërruar. Anglia me ardhë në Kosovë është një gjë e mrekullueshme, normal që shpresat tona janë më të ulëta, por jam krenar me të gjithë nga skuadra, nga stafi e deri tek ai që na pastron rrobat. Prapë se prapë loja me Anglinë nuk do të jetë festë për t’u kualifikuar, por festë që po mundet të luajë kundër Anglisë në këtë nivel”, ka përfunduar Nuhiu. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera