Lajme

“NPR nuk kujdesët për punëtorët, ata që dalin në terren të vaksinohen dhe të jenë të mbrojtur nga pandemia”

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 02 October 2021

Kandidatja për asambleiste nga radhët e AKR-së, Fiknete Bejta përmes një postimi në profilin e saj në ‘Facebook’ akuzon Ndërmarrjen Publike Pastrimi në Prishtinë për mos plotësimin e kushteve të nevojshme për punëtorët e kësaj kompanie.

Ajo thotë se përveç pagave të ulta, menaxhmeti i kësaj ndërmarrje nuk është kujdesur që punëtorët që dalin në terren të vaksinohen dhe të jenë të mbrojtur nga pandemia, shkruan Reporteri.net

Postimi i saj i plotë:

-Advertisement-

“Punëtorët e NPR “Pastrimi” në Prishtinë punojnë në kushte shumë të rënda. Përveç pagave të ulëta dhe kushteve të vështira të punës, menaxhmenti nuk është përkujdesur që të paktën punëtorët që dalin në terren të vaksinohen dhe të jenë të mbrojtur nga pandemia.

Është fare e shpjegueshme kjo qasje kaq nëpërkëmbëse ndaj punëtorëve nga menaxhmenti, duke e ditur që është pikërisht ky menaxhment joprofesional që e ka shndërruar “Pastrimi”-n në ndërmarrje që njihet për keqpërdorime të mëdha. Edhe Zyra Kombëtare e Auditimit, në raportet e saj, ka konstatuar që kjo kompani ka bërë shkelje të mëdha.

Duhet t’i çlirojmë punëtorët nga këto kushte skllavërie të punës dhe kompaninë publike “Pastrimi” t’ia kthejmë përnjëmend publikut, që t’u shërbejë qytetarëve dhe jo menaxherëve të papërgjegjshëm. Zotohem publikisht që në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, do të jem një prej asambleisteve që do ta ngris zërin për këtë çështje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera