Sport

Notat e lojtarëve: Tottenham 1-3 Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 23:42 | 28 January 2021

Liverpooli e ka mposhtur në udhëtim Tottenhamin me rezultat 3-1, në duelin e vlefshëm për xhiron e 20-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në ‘Tottenham Hotspur Stadium’ në Londër, golat për ‘The Reds’ i shënuan Roberto Firmino (45+4’), Trent Alexander Arnold (47’) dhe Sadio Mane (65’), kurse golin e vetëm për ‘Spurs’ e realizoi Pierre-Emile Hojbjerg (49’).

Menjëherë pas përfundimit të sfidës janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët patën minuta në këtë ballafaqim.

-Advertisement-

Lojtari më i mirë i ndeshjes është vlerësuar sulmuesi senegalez i Liverpoolit, Sadio Mane, i cili ka marrë notën (8.6), kurse futbollisti më paraqitjen më të dobët në këtë takim ishte mbrojtësi i Tottenhamit, Matt Dohert, i cili u vlerësua me notën më të dobët (5.8).

Më poshtë keni notat e të gjithë lojtarëve që u paraqiten në këtë përballje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera