Sport

Notat e lojtarëve, Liverpool 3-1 Arsenal, kështu u vlerësua Xhaka

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 28 September 2020

Liverpooli e ka fituar derbin e javës së tretë në Premierligë, pasi ka mposhtur Arsenalin me rezultat 3-1, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në Anfield, golat për ‘The Reds’ i realizuan Mane, Robertson dhe Jota, ndërsa golin e vetëm për londinezët e shënoi Alexandre Lacazette.

Menjëherë pas duelit janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët u paraqitën në këtë përballje mjaftë interesante.

-Advertisement-

Lojtari më i mirë i ndeshjes është shpallur Sadio Mane, i cili shënoi golin e parë për Liverpoolin. Sulmuesi senegalez u vlerësua më notën (7.8), ndërsa dështimi i kësaj ishte mbrojtësi i Arsenalit, David Luiz, që u vlerësua me (5.8).

Në këtë ballafaqim për 60 minuta luajti edhe futbollisti nga Kosova, Granit Xhaka, që u vlerësua me notën (6.2).

Më poshtë keni notat e të gjithë lojtarëve, të cilët u paraqitën në këtë ndeshje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera