Sport

Notat e lojtarëve, Liverpool 2-0 Midtjylland, kështu u vlerësua Xherdan Shaqiri

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 27 October 2020

Liverpooli e ka mposhtur Midtjyllandin me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së dytë të Grupi D të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për ‘The Reds’ i realizuan Diogo Jota në minutën e 55’ dhe Mohamed Salah në të 90+4’.

Menjëherë pas ndeshjes janë publikuar edhe notat e futbollistëve të cilët u paraqitën në këtë takim.

-Advertisement-

Lojtarët më të mirë të kësaj përballje ishin Diogo Jota dhe Trent-Alexandre Arnold të Liverppolit, të cilët morën notën (7.9), kurse dështimi i këtij ballafaqimi ishte mbrojtësi i Midtjyllandit, Paulinho, i cili mori notën (5.5).

Xherdan Shaqiri luajti për 90 minuta dhe pati një paraqitje mjaftë të mirë.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit u vlerësua me notën (6.7).

Më poshtë keni notat e të gjithë lojtareve të cilët patën minuta në këtë ndeshje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera