Sport

Notat e lojtarëve: Gjeorgji 0-1 Kosovë, ky futbollist shpallet më i miri i ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 02 September 2021

Kombëtarja e Kosovës ka arritur ti arkëtojë pikët e para në kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ e kanë mposhtur në udhëtim Gjeorgjinë me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për xhiron e katërt të Grupit B.

Në takimin e zhvilluar në ‘Batumi Stadium’ golin e tri pikëve të para për kosovarët e realizoi mbrojtësi gjeorgjian, Davit Khocholava, i cili shënoi gabimisht në portën e tij në minutën e 18’ të ndeshjes.

-Advertisement-

Pas ndeshjes janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët u paraqiten në këtë ballafaqim.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Ibrahim Dresevic, i cili u vlerësua me notën (7.7).

Më poshtë keni notat e të gjithë lojtarëve që patën minuta në këtë përballje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera