Sport

Notat e lojtarëve, Freiburg 0-1 Werder Bremen, kështu u vlerësua Milot Rashica

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 23 May 2020

Werder Bremeni ka arritur ta mposhtë në udhëtim Freiburgun me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për javën e 27-të në Bundesligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e tri pikëve shumë të rëndësishme për mysafirët e shënoi Leonardo Bittencourt në minutën e 19’.

Pas ndeshjes janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët u paraqitën në këtë duel.

-Advertisement-

Portieri i Werder Bremenit, Pavlenka u vlerësua më së shumti. Ai mori notë (8.6) falë pritjeve fantastike që bëri gjatë ndeshjes, ku ia siguroi tri pikë të arta Bremenit.

Lojtari me paraqitjen më të dobët ishte portieri i Freiburgut, Schwolow, i cili mori notën (6.0).

Milot Rashica në këtë duel luajti për 81 minuta, por nuk ishte në formë e tij më të mirë, duke marrë kështu notën (6.5).

Më poshtë keni vlerësimin e të gjithë futbollistëve, të cilët u paraqiten në këtë takim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera