Sport

Notat e lojtarëve, Chelsea 2-2 Arsenal, ky është vlerësimi për Granit Xhakën

Autori: Gazeta inFokus 23:47 | 21 January 2020

Chelsea dhe Arsenali kanë luajtur baras 2-2, në duelin e vlefshëm për javën e 24-të në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për Blutë nga Londra i shënuan Jorginho dhe Azpilicueta, ndërsa për ‘Topçinjtë’ realizuan Martinelli dhe Bellerin.

Arsenali luajti me një lojtar me pak që nga minuta e 26’, pasi me karton të kuq u ndëshkua David Luiz.

-Advertisement-

Menjëherë pas këtij takimi janë publikuar edhe notat e futbollistëve.

Mesfushori i Chelseas, Jorginho u vlerësua më së shumti, duke marrë notën (8.2), ndërsa lojtari me paraqitjen më të dobët ishte Davi Luiz (4.9), pasi u ndëshkua me karton të kuq.

Futbollisti nga Prishtina, Granit  Xhaka pati një paraqitje solide dhe u vlerësua me notë (6.9).

Më poshtë keni vlerësimet e të gjithë lojtarëve që u paraqitën në këtë takim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera