Sport

Notat e lojtarëve, Chelsea 0-2 Liverpool

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 20 September 2020

Liverpooli e ka mposhtur si mysafir Chelsean me rezultat 2-0, në duelin e vlefshëm për javën e dytë në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Të dy golat për ‘The Reds’ i ka realizuar Sadio Mane.

Sulmuesi senegalez golin e parë e gjeti në minutën e 50’, ndërsa të dytin e shënoi në minutën e 54’.

-Advertisement-

Për Liverpoolin në këtë takim debutoi edhe transferimi i ri, Thiago Alcantara, i cili luajti komplet pjesën e dytë.

Mesfushori spanjoll që në debutim shkaktoi një penallti, të cilën e priti portieri Alisson Becker.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes janë publikuar edhe notat e futbollistëve që u paraqiten në këtë duel.

Lojtari më i mirë i ndeshjes është shpallur Sadio Mane, i cili realizoi dy gola, ai është vlerësuar me notën (9.0), ndërsa dështimi i ndeshjes ishte portieri i Chelseas, Kepa Arrizabalaga, i cili u vlerësua me notën më të ulët (5.6).

Thiago në debutim sa luajti për 45 minuta u vlerësua (6.3).

Më poshtë keni vlerësimin e të gjithë futbollistëve që patën minuta në këtë ballafaqim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera