Sport

Notat e lojtarëve: Arsenal 1-1 Slavia Prague, kështu u vlerësua Granit Xhaka

Autori: Gazeta inFokus 23:14 | 08 April 2021

Arsenali nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Slavia Pragues, në duelin e parë të vlefshëm për çerekfinalen e Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e luajtur në ‘Emirates Stadium’ në Londër, golin për ‘Topçinjtë’ e shënoi Nicolas Pepe (86’), kurse për mysafirët realizoi Tomas Holes (90+4’).

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes janë publikuar edhe notat e futbollistëve, të cilët u paraqiten në këtë takim.

-Advertisement-

Lojtari më i mirë i ndeshjes është shpallur sulmuesi i Arsenalit, Saka, i cili u vlerësua me notën (7,3), kurse dështimi i këtij takimi doli të ishte mbrojtësi i Slavias, Zima, i cili mori notën më të ulët (5,3).

Futbollisti nga Prishtina, Granit Xhaka, u paraqit 90’ minuta për londinezët, por nuk pati përformancë të mirë, duke u vlerësuar me notën (6.4).

Më poshtë keni vlerësimin e të gjithë futbollistëve, të cilët patën minuta në këtë ballafaqim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera