Sport

Notat e lojtarëve: Ajax 0-1 Liverpool, kështu u vlerësua Xherdan Shaqiri

Autori: Gazeta inFokus 23:32 | 21 October 2020

Liverpooli ka fituar si mysafir i Ajaxit me rezultat minimal 1-0, në duelin e vlefshëm për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

‘The Reds’ triumfuan falë një autogoli nga Nicolas Tagliafico në minutën e 35’.

Pas ndeshjes janë publikuar edhe notat e futbollistëve të cilët u paraqiten në këtë takim.

-Advertisement-

Lojtari me i mirë i ndeshjes ishte Fabinho i Liverpoolit, i cili mori notën (8.7), ndërsa dështimi i takimit ishte Nicolás Tagliafico, i cili shënoi autogol dhe u vlerësua me notën (5.8).

Në këtë ballafaqim për 30 minutat e pjesës së dytë luajti edhe Xherdan Shaqiri, i cili i vlerësua me notën (6.2).

Më poshtë keni notat e lojtarëve të këtij dueli./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera