Sport

Notat e futbollistëve: PSG 1-2 Manchester City, ja kush ishte lojtari më i mirë i ndeshjes

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 28 April 2021

Manchester City e ka fituar përballjen e parë ndaj PSG-së me rezultat 1-2, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Parc des Princes’, golat për mysafirët i realizuan Kevin De Bruyne (64’) dhe Riyad Mahrez (71’), kurse për vendasit shënoi Marquinhos (15’).

Pas përfundimit të këtij ballafaqimi janë publikuar edhe notat e futbollistëve të cilët u paraqitën në këtë sfidë.

-Advertisement-

Lojtari më i mirë i ndeshjes është shpallur sulmuesi i Cityt, Riyad Mahrez, i cili realizoi gol dhe u vlerësua me notën më të lartë (8.7), kurse dështimi i kësaj përballje ishte mesfushori i PSG-së, Idrissa Gueye, i cili u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 76’ dhe mori notën më të ulët (5.3).

Më poshtë keni notat e të gjithë futbollistëve, të cilët patën minuta në këtë takim.

Kujtojmë se dueli kthyes mes Cityt dhe PSG-së zhvillohet pas një jave në ‘Etihad Stadium’ në Manchester./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera